Site icon Telegrafi

Andrew Tate lajmërohet me një mesazh nga arresti shtëpiak pas lirimit nga burgu në Rumani

Andrew Tate ka shpërndarë një video me një mesazh të fshehtë për ndjekësit, pasi u lirua nga burgu dhe u vendos në arrest shtëpiak.

Ish-kikboksieri postoi një video në të cilën shihej pa këmishë, duke ecur në dhomë dhe duke pirë një puro, pak pas lirimit nga burgu së bashku me të vëllanë, Tristan.

“Qartësia absolute e mendjes. Mendime reale. Plane reale. Dhimbje e gjallë”, tha ai duke iu referuar kohës së kaluar pas hekurave.

“Një orë në shtëpi dhe nuk e duroj dot telefonin. Disa zakone vdesin. Ne duhet ta mposhtim shejtanin”, thuhet më tej në postim.

“Shejtani është një shpirt i keq djallëzor në Islam që i tundon njerëzit në mëkat”.

Tate ka folur pas lirimit të tij duke shtuar: “Nuk kam asnjë inat ndaj Rumanisë apo dikujt tjetër në vend, besoj vetëm në të vërtetën”.

“Besoj se në fund drejtësia do të mbizotërojë dhe ka 0 për qind mundësi që të shpallem fajtor për diçka që nuk e kam bërë”.

Lirimi i Tate vjen pas tre muajsh burg.

Ndikuesi britanik, i kritikuar për promovimin e maskulinitetit toksik te miliona ndjekësit e tij, kryesisht të rinj, u arrestua së bashku me vëllanë e tij, Tristan dhe dy gra rumune më 29 dhjetor.

Prokurorët vazhdojnë të hetojnë akuzat për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një bande kriminale. /Telegrafi/

Exit mobile version