Barcelona nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në mesfushorin spanjoll në ndeshjen e ardhshme të La Ligas.
Andres Iniesta nuk do të luajë kundër Athletic Bilbaos për shkak të një lëndimi të pësuar ditë më parë.
Spanjolli raportohet se edhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Olympiacosit mundet ta humbas.
Iniesta, i cili nënshkroi një kontratë jetësore me “blaugranat”, ka qenë nën urdhrat e trajnerit Ernesto Valverdes në 12 nga 15 rastet.
Ndeshja e xhiros së dhjetë të të La Ligas mes Athleticos dhe Barcelonës do të zhvillohet nesër (28 tetor) me fillim në ora 20:45.
Kujtojmë se sot rajoni spanjoll, Katalunia ka shpall pavarësinë në saje të 70 deputetë katalanas votuan pro shpalljes së pavarësisë dhe vetëm 10 prej tyre i thanë jo shkëputjes nga Madridi, ndërkohë që opozita e kishte bojkotuar seancën.
Ndryshe, zyrtarët e klubit katalunas nuk kanë folur rreth çështjes së pavarësisë duke zgjedhur heshtjen. /Telegrafi/