Vrasësi norvegjez, Andres Breivik i cili vrau 77 njerëz, ka fituar pjesërisht rastin në gjykatë kundër shtetit, pasi ishte ankuar për kushte çnjerëzore në burgun ku po vuante dënimin e tij.
AFP raporton se Breivik, ka deklaruar se shteti i Norvegjisë është përpjekur ta vrasë gjatë pesë viteve që i kishte kaluar në burg, transmeton Telegrafi.
Gjykata norvegjeze ka konstatuar se shteti kishte shkelur të drejtat e tij, me trajtim çnjerëzor, sjelle të pahijshme në rastin e Breivik. Tani shteti detyrohet t’i paguajë vrasësit kompensim.
“Të drejtat janë vlera themelore të një shoqërie demokratike, dhe janë gjithashtu të zbatueshme edhe për terroristët dhe vrasësi”, ka deklaruar gjykatësja Helen Anenaes Sekulic.
Në vitin 2011, Breivik kishte vendosur një bombë në qendër të kryeqytetit, për të udhëtuar më pas drejt ishullit Utoja, ku vrau një grup prej 69 të rinjsh. Sulmet e kryera në të njëjtën kohë shkaktuan gjithsej 77 viktima. /Telegrafi/