Andrea Pirlo pritet të bëhet me punë të re, vetëm pas dy muajve pushim.
Trajneri italian ishte shkarkuar nga Sampdoria dy muaj më parë, por duket se nuk do të ketë edhe shumë pushim dhe do t’i kthehet punës.
45-vjeçari ka bërë katër vite përvojë pune si trajner pasi e udhëhoqi Juventusin për një sezon, Fatih Karagumruk për një tjetër dhe Sampdorian gjithashtu për më shumë se një vit.
Mediat italiane dhe ato skoceze kanë raportuar se Pirlo është në negociata të avancuara me gjigantin skocez Glasgow Rangers.
Negociatat mes Pirlos dhe Rangers janë në një fazë të avancuar, duke treguar se të dyja palët janë të interesuara për të arritur një marrëveshje.
Legjenda italiane është shprehur i emocionuar për idenë e drejtimit të një klubi me një bazë të pasionuar tifozësh dhe histori të pasur.
Te Rangers aktivizohet edhe ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami. /Telegrafi/