Andrea Pirlo ka vendosur që të pensionohet prej futbollistit aktiv.
Mesfushori italian, Pirlo ka pohuar se ka ardhur koha që të largohet prej fushave të blerta dhe fillojë një jetë të re.
“Ju e ndjeni momentin e pensionimit. Çdo ditë keni probleme fizike dhe nuk mund të stërviteni ashtu siç dëshironi”, deklaroi Pirlo.
“Në moshën 38-vjeçare është koha e duhur për t’iu lënë hapësirë lojtarëve më të rinj”, shtoi ai.
Por, ish-reprezentuesi italiani nuk do të jetë larg botës së futbollit pasi që do të nis shkollën për trajner.
Madje, raportohet se ai do t’i bashkohet stafit të trajnerit të Chelseat, Antonio Contes.
Ndryshe, Pirlo gjatë karrierës së vetë ka fituar gjashtë herë titullin e Serie A, dy herë Ligën e Kampionëve si dhe njëherë Kupën e Botës me Italinë. /Telegrafi/