Telegrafi

Andrea Pirlo kandidat serioz për të marr drejtimin e Barcelonës

Andrea Pirlo është një nga kandidatët kryesor për pozitën e trajnerit te Barcelona, pasi po flitet gjithmonë e më shumë për zëvendësimin e Ronald Koeman.

Gazetari italian Alessandro Alciato i cili shkroi biografinë zyrtare të dikur mesfushorit të njohur, e ka konfirmuar lajmin.

Trajneri holandez është në prag të shkarkimi pas një disfate të rëndë 3-0 të pësuar kundër Benficas.

Katalanasit janë në vendin e 6 -të në renditje në La Liga me 12 pikë nga gjashtë ndeshje dhe e ardhmja e Koeman, duket gjithmonë e më larg Barcelonës.

Drejtorët e klubit mbajtën një takim urgjent me presidentin Joan Laporta mbrëmë për të diskutuar pozicionin e trajnerit holandez të cilin Barcelona e emëroi në vitin 2020.

Sipas raportimeve të shumta, Andrea Pirlo është një nga kandidatët kryesor për të zëvendësuar Koemanin.

Kjo është konfirmuar edhe nga ish -gazetari i Sky Sport, Alessandro Alciato.

 

Pirlo u shkarkua pas vetëm një sezoni në Juventus, që ishte edhe i pari për të si trajner profesionist.

Juventusi humbi titullin e dhjetë radhazi në Serie A, por arriti të përfundojë në top-katër dhe fitoi Kupën e Italisë. /Telegrafi/