Andrea Pirlo ka dhënë detaje rreth lëndimit të Paulo Dybalas dhe Weston McKenniet, derisa ka sqaruar vuajtjen e Juventusit në takimin ndaj Sassuolos që luan te me dhjetë lojtarë tërë pjesën e dytë.
Nuk ishte një mbrëmje e rehatshme për Biankonerët, pasi ata humbën Dybalan dhe McKennien që u lënduar, e që u dashtë të vuanin deri në fund për të shënuar fitore.
“Dybala kishte një goditje në ligamentin kolateral në pjesën e brendshme të gjurit. Ne do ta vlerësojmë atë gjatë ditëve të ardhshme dhe shpresojmë se nuk është asgjë serioze”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia.
“McKennie tashmë kishte një problem të lehtë muskulor dje dhe ai e ndjeu atë përsëri pas goditjes në thembër, kështu që ai u largua nga fusha”.
“Ishte e rëndësishme për ne që të jepnim një ndjenjë qëndrueshmërie duke fituar këtë mbrëmje, përndryshe fitorja ndaj Milanit të mërkurën nuk do të thoshte asgjë”.
“Ne ishim pak të plogësht disa herë këtë mbrëmje, por u bëmë pak më të organizuar dhe më të vendosur, kështu që treguam urinë për të fituar ndeshjen”.
“Mesfushorët tanë ishin shumë pasivë dhe dy mbrojtësit nuk ishin pozicionuar siç duhet kundër sulmuesit. Atij iu dha shumë hapësirë, kështu që edhe pse ishte prekja e parë e Defrel, ne bëmë gabime si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje”, ka shtuar ai më tej.
Pirlo ka thënë se Juventusi duhet të tregojë fytyrën e kampionit edhe ndaj Interit, kur në fundjavën e ardhshme do të takohet me Interin. /Telegrafi/