Site icon Telegrafi

Andrea Bocelli do të performojë në Kroaci këtë verë

Andrea Bocelli, një nga tenorët më të famshëm në botë, do të festojë karrierën e tij tre dekadash me një koncert në Pula Arena më 30 gusht, duke u rikthyer në një nga skenat më të bukura të botës pas gati njëzet vjetësh.

Bocelli, i cili ka shitur më shumë se 90 milionë kopje të botimeve të tij në mbarë botën, performoi në amfiteatrin Pula në 2005.

I njohur në mbarë botën si lider i traditës vokale italiane, Andrea Bocelli ka lindur në Toskanë.

Foto: EPA

Ai përsosi aftësitë e tij të të kënduarit nën drejtimin e mentorit të tij, Franco Corelli dhe u bë i famshëm duke fituar festivalin muzikor të Sanremos në 1994.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Andrea Bocelli

Në të njëjtën kohë, ai filloi një karrierë klasike, duke interpretuar kryevepra nga repertori i operës dhe u fut në skenën ndërkombëtare, duke pushtuar njësoj si adhuruesit e operës ashtu edhe audiencën e popit.

Gjatë viteve, Bocelli ka performuar në të gjitha skenat kryesore botërore dhe ka sjell 17 albume në studio.

Foto: Getty Images

Albumi i tij i fundit “Believe” është një “autobiografi shpirtërore” që përmban këngë të famshme si “You’ll Never Walk Alone” dhe “Amazing Grace” si dhe këngë origjinale të kompozuara nga vetë Bocelli dhe Ennio Morricone.

Në vitin 2010, Bocelli mori yllin e tij në ‘Hollyëood Walk of Fame’, gjatë karrierës së tij ai u nominua gjashtë herë për çmimin ‘Grammy’ dhe gjashtë herë për çmimin latin ‘Grammy’.

Foto: Getty Images

Ai performoi, ndër të tjera, për katër presidentë amerikanë, tre papë, familjen mbretërore britanike dhe në ceremonitë e hapjes së ‘Lojërave Olimpike’ dhe në raste të tjera. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=lkIN3FLqMCc

Exit mobile version