Presidenti i Juventusit, Andrea Agnellit, ka folur për krenarinë bardhezi gjatë një ngjarje të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, e cila do të publikojë një pullë postare për të kujtuar titullin kampion të Italisë të sezonit 2019-2020 për Juventusin.
Presidenti i bardhezinjve në këtë ngjarje ka thënë se Juventusi ta rishkruajmë historinë i është bërë zakon.
“Të rishkruajmë historinë dhe të tejkalojmë vetveten është bërë prej 9 vitesh një zakon i bukur për ata që janë bardhezi në zemër. Edhe duke ndryshuar interpretuesit, duke nisur nga udhëheqja teknike e Maurizio Sarrit, Juventusi ka demonstruar se ka një ADN unike, në të cilën pas dëshirës për të fituar vjen shpirti luftarak”.
#Francobollo della @Juventusfc, interviene il presidente della società Andrea Agnelli: https://t.co/T18dgxELCC pic.twitter.com/sGNvwB3dJc
— Vaccari news (@Vaccarinews) November 17, 2020
Titulli i 9-të radhazi erdhi pavarësisht një mijë e një vështirësive ku Agnelli shprehet se pandemia e ka goditur shumë futbollin.
“Ishte një vit i veçantë, i shënjuar nga një epidemi e tmerrshme, që tronditi botën, duke na goditur të gjithëve në mënyrë të ashpër dhe të papritur. Si pasojë e kësaj plage, sezoni zgjati deri në verë dhe i detyroi kampionët tanë të bënin një sforco shtesë”.
Agnelli ndërkohë hedh sytë edhe nga objektivat për të ardhmen, duke thënë që kjo fanellë njeh vetëm fitore.
“Sfida të reja na presin dhe jemi të sigurt se do të jemi gati, falë pasionit dhe vendosmërisë në punën tonë të përditshme. Për të demonstruar edhe një herë se çfarë do të thotë të jesh i Juventusit dhe të jesh më i forti”, deklaroi ai. /Telegrafi/