Site icon Telegrafi

Andrea Agnelli dhe Edward Woodward pritet të japin dorëheqje nga postet e tyre në Juventus dhe Manchester United

Sipas disa raportimeve, Andrea Agnelli dhe Edward Woodward  do të japë dorëheqjen si drejtues të klubeve Juventusit dhe Manchester United, pasi projekti i tyre po shkon drejt rënies.

Gazetari Miguel Delaney i The Independent raporton se Agnelli po mendon dorëheqjen, pasi ai ishte një nga themeluesit e Superligës Evropiane.

Nga Juventusi deri më tani pohojnë se Agnelli nuk ka dhënë dorëheqjen, por presioni sigurisht që po rritet.

Ai gjithashtu ishte nënkryetari parë, pasi president ishte ai i Real Madridit, Florentino Perez.

Ky lajm vjen pasi drejtuesi i Manchester United, Edward Woodward, ka dhënë dorëheqje.

Klube të shumta kanë ose po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes nga Superliga, më pak se 48 orë pasi u njoftua.

Chelsea dhe Manchester City ishin të parët, ndërsa Barcelonën paralajmëroi se nuk do ta ratifikonin pa një votim nga Asambleja e bashkëpunëtorëve.  Atletico Madrid gjithashtu pritet të tërhiqet.

Një takim urgjent i 12 klubeve të Superligës është caktuar për sonte, me Perez të Real Madrid që pritet të bëjë një deklaratë në ora 23:30. /Telegrafi/

Exit mobile version