Site icon Telegrafi

Andre terStegen e fton Marco Reusin në Barcelonë: Do të ishte i frikshëm tek ne  

Marc-Andre terStegen ka shprehur besimin e tij se yll i Borussia Dortmundit, Marco Reus do të ishte një nënshkrimin i frikshëm për Barcelonën.

Reus ka kaluar dhjetë vjet në radhët te BVB kur ishte i ri, pastaj luajti te Borussia Monchengladbach, për tu kthyer në fund në klubin e zemrës ku është edhe kapiten.

Reus shpesh ka qenë i lidhur me drejt klubeve në Ligën Premier dhe tek gjigantët e La Ligas. Ter Stegen mendon se 29-vjeçari do të ishte një blerje e madhe për Blaugranat.

“Stili i tij është i çmendur”, ka thënë portieri i Blaugranave për DAZN.

Marco Reus . (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

“Reus do të kishte qenë një lojtar i madh për Barcelonën”.

“Mendoj se më shumë do të ishte e mundur për të, që të bashkohej me një skuadër më të madhe, por ai është shumë i lumtur sepse familja e tij është në Dortmund”.

Marc-Andre ter Stegen . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Kjo ishte gjithmonë shumë e rëndësishme për të”, ka thënë portieri i cili së bashku me Reusin ka luajtur te Moenchegladbach. /Telegrafi/

Exit mobile version