Site icon Telegrafi

Andre Silva mendon se Porto mund të kualifikohet

ROME, ITALY - AUGUST 23: Andre' Silva of FC Porto in action during the UEFA Champions League qualifying playoff round second leg match between AS Roma and FC Porto at Stadio Olimpico on August 23, 2016 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Andre Silva beson se Porto akoma ka gjasa që të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Juventusin.

Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 2-0 në Estadio Dragao dhe është favorit për të vazhduar tutje, për më shumë, Bianconerët nuk kanë humbur në Torino që nga gushti i vitit 2015.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme, Juve – Porto: Allegri mes Pjanic e Khediras

Sidoqoftë, sulmuesi i klubit portugez beson në shanset e skuadrës së tij.

“Ju siguroj se akoma kemi shanse për t’u kualifikuar në çerekfinale. Nëse dalim në fushë duke menduar nga fillimi se jemi të mposhtur, atëherë pikërisht kjo do të ndodhë”.

“Nëse, si sulmues, luan ndaj një skuadre që nuk ka humbur që nga gushti i vitit 2015, është e natyrshme se dëshiron të shkruash një pjesë të historisë”.

“Shpresoj që t’i japim fund serisë pa humbje (të Juves) dhe ta shënoj golin e fitores së Portos në Torino”, ka deklaruar Silva për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version