Site icon Telegrafi

Andova Shopova: Komisioni nuk u konsultua në përzgjedhjen e poezive

Autorja e parathënies së botimit të përmbledhjes së poezive të diskutueshme të Agjencisë për të rinj dhe sport, si pjesë e projektit “Poetë të rinj”, shkrimtarja Nikolina Andova Shopova reagoi duke thënë se komisioni, pjesë i të cilit ka qenë edhe vetë ajo, nuk është konsultuar për zgjedhjen e poezive që do të përfshihen në botim.

Në profilin e saj të rrjetit social facebook, ajo shkruan se komisioni në fjalë nuk ka marë pjesë as në zgjedhjen e poezive, as në redkatimin e librit por detyra e vetme e tyre, siç thotë Shopova ka qenë të ndajë tre çmime për poezitë më të mira, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Teksti i përfshirë si parathënie e përmbedhjes së poezive përcjell përshtypjen e përgjithshme të gjithë poezive të arritura. Edhe një herë theksoj se ne si komision nuk u konsultuam për poezitë që do të përfshihen në botim. I dënoj të gjitha qëndrimet shoviniste dhe diskriminuese dhe asnjëherë nuk do të kisha pvrfshirë këngë të tilla në çfarëdoqoftë botim të këtij lloji”, shkruan Shopova./Telegrafi/

Exit mobile version