Site icon Telegrafi

Andov: Të gjithë duhet të bëjmë gjithçka çka mundemi për të funksionuar shteti

Ish-kryetari i Kuvendit, Stojan Andov, tha se shpallja e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë më 8 shtator 1991 ishte një detyrë e madhe.

“Në një moment të rëndësishëm na ka ndodhur të kemi njerëz të aftë. Më pas e ngritëm shumë mirë punën dhe ajo që kishim planifikuar u realizua. Ne vendosëm situatën ekonomike të vendit, si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ishte një kohë solide”, tha Andov.

Sipas tij, Evropa është ndërtuar mbi këtë linjë, të cilën e kemi ndjekur me kohë.

“Nuk besoj se dikush si Bullgaria mund të na pengojë”, tha ish-kryetari i Kuvendit.

Ai beson se të gjithë duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur që shteti të funksionojë.

“Ne e bëmë shtetin dhe duhet ta ruajmë, nuk ka rrugëdalje tjetër”, tha Andov për “Sitel”./Telegrafi/

Exit mobile version