Drejtori i burgut të Shutkës, Filip Andov për TV21 tha se ish-sekretari i Përgjithshëm, Dragi Rashkovski është pranuar në burg dhe se do të qëndrojë në izolim për 10 ditë.
Rashkovski u pranua të ne dhe do të qëndroj 10 ditë në izolim si gjithë të tjerët të sapoardhur”, tha Andov.
Paraburgimi i Rashkovskit vjen për arsye se sot pasdite, Këshilli Gjyqësor pranoi ankesën e Prokurorisë që t’i caktohet 30 ditë paraburgim Dragi Rashkovskit dhe Daniel Stançevskit.
Ndryshe, prokuroria akuzon Rashkovskin se përderisa ka ushtruar profesionin e sekretarit të përgjithsëm në Qeveri ka blerë softuer për kundërvajtje në komunikacion./Telegrafi/