Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe deputeti më i vjetër në legjistlaturën e kaluar, Stojan Andov ka komentuar gjendjen politike në Maqedoni ku thotë se në vend nuk është ndaluar retorika fyese dhe nuk ka mbaruar fushata, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Kaluan dhjetë ditë nga zgjedhjet, ndërsa në vend ende ekziston fushata parazgjedhore. Pak kanë ndryshuar temat por mllefi, urrejtja dhe kërcënimet janë forcuar. Po mungojnë 63 deputetët e OBRM-PDUKM-së. Ato 51 që i fituan, Gruevski dhe shoqëria e tij i emëruan si fitore zgjedhore. Çfarë fitore është ajo kur mund që të jetë e vjedhur me rivotimin e një, dy ose thuajse 3.500 vendvotimeve? Në këto zgjedhje nuk ka fitues dhe për këtë arsye Qeveria nuk do të formohet nga fituesi i zgjedhjeve, por ajo do të formohet me krijimin e koalicioneve pazgjedhure. Që të ruhet procedura e vërtetuar me Kushtetutë, ligjet dhe Rregulloren e Parlamentit që sa më urgjentisht duhet formuar koalicion që duhet ta ketë shumicën për të zgjedhur kryetarin e Parlamentit. Kjo është e patjetërsueshme dhe urgjente.” tha mes tjerash Stojan Andov./Telegrafi/