Site icon Telegrafi

Andonovski: Rama mendoi të bllokonte “TikTok-un”, por shikoj se është tërhequr

Pas sfidës së fundit të rrezikshme të TikTok me paracetamolin, u ngrit sërish çështja nëse Maqedonia po mendon të pezullojë këtë rrjet social më të popullarizuar tek të rinjtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ministrit të transformimit digjital, Stefan Andonovski, shkollave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës tashmë janë dorëzuar udhëzime, të cilat qartë shpjegojnë se cilat resurse duhet të përdorin shkollat ​​në biseda me nxënësit dhe çfarë sjellje duhet të kenë. Pjesa e dytë e udhëzuesit është sugjerime për aplikacione që prindërit mund të përdorin për të ndaluar përmbajtje të caktuara për të rinjtë në celularët e tyre, pajisjet inteligjente, televizorët.

Andonovski tha se edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se do të mbyll “TikTok-un”, por, siç thotë ai, ka filluar të tërhiqet nga ky mendim.

“Rama e kishte menduar një muaj më parë, ndaj e shoh që është tërhequr nga ky mendim. Sjellja ad-hoc dëmton më shumë funksionimin e shteteve sesa përparimin.

Ne kemi një qasje tjetër, ju e patë qasjen me lojërat e fatit online. Kur vërejmë se përbën problem për një rreth më të gjerë qytetarësh, i afrohemi ndryshimeve ligjore dhe ndalimit të aksesit në lojërat e fatit online. Nëse vërejmë se kjo po bëhet praktikë e rregullt nga ndonjë incident, do të shkojmë drejt ndalimit, por nuk dua të dal me një deklaratë të ndryshme çdo javë dhe të ndryshoj qëndrimin tim varësisht se çfarë sfide është shfaqur në ndonjë rrjet social”, tha Andonovski./Telegrafi/

Exit mobile version