Site icon Telegrafi

Andonovski: Punojmë sipas Kushtetutës së Maqedonisë

Ljubço Andonovski, Drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) ka dhënë një intervistë për portalin Press24, ku thotë se DSK-ja është duke i përcjellur protestat me një vëmendje të lartë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se situata është duke u përcjellur me një vigjilencë të lartë, duke shtuar se janë duke u analizuar të gjitha rreziqet e mundshme, prandaj janë duke u përcjellur informacionet edhe për mundësinë e përfshirjes së shtetasve të huaj në protesta.

Andonovski i hedh poshtë akuzat e Ministrit teknik të MPB-së, Oliver Spasovski, për kaos në këtë ministri dhe thotë se është duke punuar sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë.

Me gjithë rreziqet e mundshme, Andonovski e vlerëson si stabile situtatën e sigurisë në vend, duke mos lënë anash mundësinë e shfaqjes së akteve të izoluara të dhunës./Telegrafi/

Exit mobile version