Site icon Telegrafi

Andonovska nuk lejohet të mbajë konferencë për shtyp para Klinikës së gjinekologjisë në Shkup (Video)

Marija Andonovska nga OBRM-PDUKM dje ka mbajtur konferencë për shtyp, në lidhje me pakënaqësitë e kësaj partie ndaj sferës së shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Andonovska kishte menduar konferencën ta mbajë para Klinikës për gjinekologji dhe akusheri në Shkup. Por, para se ta mbajë konferencën në oborrin e Klinikës për gjinekologji, është dëbuar nga sigurimi i agjencisë SGS.

Sigurimi i përgjigjet Andonovskës se ajo duhet mund ta mbajë konferencën për shtyp jashtë gardhit dhe jo brenda. Andonovska ka refuzuar pasi sipas saj, e drejta për tu shprehur nuk mund t’i ndalohet dhe se sigurimi është me urdhër të Zaevit dhe drejtoreshës së spitalit. /Telegrafi/

Exit mobile version