Partia politike Opsioni qytetar për Maqedoninë përmes nënkryetares dhe këshilltares së saj në komunën e Karposhit, Dobrila Andonovska, sot ka kërkuar informacione publike nga Kuvendi i Maqedonisë lidhur me arsimimin e deputetit të OBRM-PDUKM nga Karposhi, Toni Jarevski.
“Këtë po e kërkojmë sepse tek një numër i caktuar i qytetarëve që nuk votojnë, ekziston dyshimi i bazuar për diploma të pavlefshme për arsimim universitar të fituar. Unë vlerësoj se pavarësisht se në cilin nivel të qeverisjes përfaqësojmë qytetarët e komunës sonë, duhet të jemi jashtëzakonisht transparent dhe të kemi cilësi të larta morale. Presim që sa më shpejt të marrim informacionet e nevojshme nga Kuvendi”, tha Andonovska. /Telegrafi/