Marija Andonova nga radhët e OBRM-PDUKM-së, sot në një konferencë për shtyp tha se ndërprerja e ndërtimit të Qendrës së re Klinike në Shkup do të shkaktonte dëm të madh financiar në shtet. Sipas saj, paratë për ndërtimin e klinikës janë ndërtuar, ndërsa i bëri thirrje ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, që vetëm duhet ta ndërtojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përveç asaj që 72 milionë euro do të shkojnë në erë, qytetarët e Maqedonisë do të paguajnë edhe penale financare për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për ndërtim. Humbja më e madhe është në shëndet, gjegjësisht qytetarët së paku edhe një dekadë nuk do të kenë qendër klinike”, tha Andonova.
Ajo akuzoi Taravarin për manipulim të opinionit se projekti parasheh vetëm ndërtim të klinikave interne dhe me këtë ajo tha se, Taravari minimizon njohuritë e tij.
Andonova në fund shtoi se projekti është bërë dhe udhëhequr në koordinim me bankën e Këshillit të Evropës./Telegrafi/