Andin Lokaj do t’i rikthehet sonte komentimeve të ndeshjeve sportive.
Komentatori i njohur kosovar është punësuar në televizionin publik të Kosovës RTK.
Lokajn siç merr Telegrafi do të fillojë të komentojë që nga sonte kampionatin e Kupës së Konfederatave, i cili do të zhvillohet në Rusi.
Theksojmë se ka kohë që Andini nuk ka qenë i punësuar ndërsa më parë ka punuar në KTV, Klan Kosova si dhe Supersport Kosova.
Ndryshe, Lokaj është i martuar me ish-gazetaren e njohur kosovare, e cila u bë pjesë e PDK-së, Arbana Xharra. /Telegrafi/