Andin Hoti dhe familja e tij, tash e 17 vjet janë në kërkim të Ukshin Hotit, për të cilin ende nuk dihet asgjë.
Në një postim në Facebook, djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që të ngrisin zërin në kërkim të babait të tij.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të tij:
“17 Vite në kërkim për TY!
Ndoshta dikush edhe pret që ne ti humbim shpresat, por JO asnjëherë!
Deri në zbardhjen e fatit tënd, nuk do të reshtemi së kërkuari dhe për ne DO TË JESH I GJALLË GJITHMON!
Sepse liria nuk është e plotë, sepse Republika, për të cilën dhe gjithçka është e mangut pa zgjidhjen e fatit tënd!
Institucionet në Kosovë dhe Shqipëri duhet ta ndjejnë së paku si obligim MORAL zgjidhjen e misterit për fatit tënd!
Është koha e fundit kur Kosova duhet të ngris zërin në kërkim tëndin.
E ripërsëris, kërkojmë që çështja e pazgjidhur e Ukshin Hotit të futet në agjendë ZYRTARE gjatë bisedimeve me Serbinë dhe të trajtohet me seriozitet të plotë”. /Telegrafi/