Andi Zeqiri mund të jetë prurja më e re e Përfaqësueses së Kosovës për vitin 2020.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në shumë intervista ka bërë të ditur se te ‘Dardanët’ mund të vijnë tri përforcime të reja para se të fillojë play-offi i Ligës së Kombeve.
I pari i Federatës tonë duket se ka filluar lëvizjet e para, pasi është fotografuar me ish-anëtarin e akademisë së Juventusit.
Zeqiri shihet në foto së bashku me Ademin, e që duket se ai do të jetë prurja më e re te Kosova.
Andi aktualisht luan te Lausanne e që nga 18 paraqitje të zhvilluar deri më tani në këtë sezon ka arritur të shënojë 12 gola.
Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut më 26 mars në kuadër të garës më të re të UEFA-s, e që në rast të fitores do të përballemi me fituesin e takimit tjetër në mes të Bjellorusisë e Gjeorgjisë. /Telegrafi/