Brighton & Hove Albion është shumë pranë që të kompletojë transferimin e Andi Zeqirit nga skuadra zvicerane, FC Lausanne-Sport.
Është raportuar se 21-vjeçari iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore të hënën dhe është në prag të zyrtarizimit – bën të ditur The Argus.
Skuadra italiane, Parma, ka qenë favorite për nënshkrimin e Zeqirit para se të dilte në skenë Brightoni.
Klubi anglez është i interesuar të bëjë përforcime para mbylljes së afatit kalimtar veror, sidomos në fazën ofensive.
Zeqiri ka lënë përshtypje të mirë me skuadrën e Lausanne në edicionin e kaluar, duke shënuar 22 gola në të gjitha garat dhe ekipi i tij u promovua në Superligën e Zvicrës. /Telegrafi/