Telegrafi

Andi Zeqiri ia dhuron fitoren Baselit me golin e tij

Sulmuesi Andi Zeqiri po vazhdon me formë të mirë te Baseli.

Ai të enjten mbrëma shënoi golin e vetëm për Baselin që fitoi 1-0 në udhëtim te Zalgiris Vilnius.

Ndeshja i takoi grupit H të Ligës së Konferencës.

Zeqiri dhe kapiteni Taulant Xhaka startuan te Baseli në Lituani, ku i pari zëvendësua në minutën e 73-të, ndërsa i dyti në minutën e 85-të.

Kjo ishte fitoja e dytë për Baselin dhe me gjashtë pikë udhëheq në grupin H. /Telegrafi/