Telegrafi

Andi Zeqiri gjen golin e parë me Baselin

Andi Zeqiri e ka shënuar golin e parë me fanellën e Baselit, pasi kaloi disa ditë më parë në këtë klub.

Basel po përballet me Brondbyn në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Baseli është duke fituar 2-1 pas pjesës së parë, ndërsa Zeqiri shënoi me kokë golin e dytë për ekipin zviceran në kohën shtesë të pjesës së parë.

 

Kjo është ndeshja e tretë e Andi Zeqirit te Baseli që nga huazimi i tij nga Brighton.

Ndeshjen e parë, Baseli e ka humbur 1-0 nga Brondby dhe i duhet fitorja për të kaluar tutje. /Telegrafi/