Telegrafi

Andi Zeqiri e shpëton Baselin nga humbja

Andi Zeqiri shënoi golin e tretë për ekipin zviceran në barazimin 3-3 ndaj Slovan Bratislavës si mysafir.

Ndeshja i takoi Grupit H të Ligës së Konferencës, ku Baseli vinte nga një humbje pikërisht nga sllovakët një javë më parë me rezultat 2-0.

Zeqiri hyri në lojë në minutën e 64-t dhe ia doli të shënoi pas tetë minutash.

Taulant Xhaka ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 64.

Darian Males nga penalltia (29’) dhe Andy Diouf (65’) realizuan dy golat tjetër për ekipin zviceran.

Baseli ka shtatë pikë pas katër ndeshjeve të luajtura./Telegrafi/