Basketbollisti i talentuar i kadetëve të KB Bashkimit, Andi Shehu, do të jetë basketbollisti i ri i Turk Telekomit.
Sipas informatave të dhëna nga trajneri i tij Edin Kërveshi, brenda javës që vjen prindi i Andit do të nënshkruajë kontratë me këtë klub turk, që zyrtarizon Shehun si basketbollist të Turk Telekomit.
Andi 15-vjeçar tashmë pritet të tregohet atje dhe nëse gjithçka shkon në rregull, shpresojmë të arrijë nivelin e tashmë të njohurit, Kenan Spahiu. /Borozani/Telegrafi/