Arbëria ka vazhduar të jetë aktive në afatin kalimtar të janarit për transferimin e futbollistëve.
Futbollisti i radhës që është prezantuar nga kuqezinjtë është Andi Seferi.
19-vjeçari është rritur si futbollist në ekipet zingjirë të Borussia Monchengladbach, teksa së fundmi u paraqit për FC Union Schafhausen.
Mesfushori i talentuar është afruar si huazim nga klubi gjerman.
Njoftimi i plotë nga Arbëria:
Klubi ynë ka arritur marrëveshje me futbollistin 19 vjeçar, mesfushorin Andi Seferi.
Andi ishte pjesë e akademisë së Borussia Mönchengladbach.
Ka luajtur tek ekipi FC Wegberg-Beeck , se fundi ishte pjesë tek FC Union Schafhausen dhe i bashkohet klubit tonë në këtë sezo!
Seferi ka luajtur edhe tek Përfaqësuesja e Kosovës U19.
/Telegrafi/