Dy ish-banorët e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Andi Artani dhe Gresa Hoti krijuan një lidhje dashurie gjatë kohës sa ishin brenda shtëpisë së famshme.
Dhe kur kanë kaluara muaj që nga përfundimi i formatit, dyshja janë më të dashuruar se kurrë më parë.
Kjo u dëshmua edhe në një foto të fundit që Andi ndau me fansat në llogarinë e Instagramit.
Ai ka publikuar një imazh teksa shihet në përqafim me modelen, ndërsa edhe ka bërë një premtim në mbishkrim.
“Deri në pleqëri kështu na keni”, ka shkruar Andi.
Theksojmë që të dy kanë vazhduar angazhimet profesionale pas përfundimit të BBVK.
Andi në Kosovë, ndërsa Gresa me karrierën e saj si modele në Itali, ku jeton dhe vepron prej vitesh. /Telegrafi/