Një prej aktorëve më të njohur në Kosovë nga filmi “Shok”, Andi Bajgora, ka treguar përjetimin e tij në Los Angeles.
Me të arritur në aeroportin e Prishtinës, Andi si një prej aktorëve më të rinj nuk hezitoi të flasë për eksperiencën e tij për mikrofonin e Klan Kosovës, shkruan Telegrafi.
Dhe ai thotë se eksperienca ishte e paharrueshme, dhe se nuk priti që të takojë yjet e mëdha botërore.
“Ishte eksperiencë e paharruar. Ne ndihemi krenar që edhe vendit tonë i kemi dhënë një sukses të tillë, edhe pse nuk kemi fituar”, u shpreh Andi me të arritur në aeroport.
Filmi “Shok” nuk arriti që të fitojë Oscarin për filmin më të mirë nga filmat e metrazhit të shkurtër. /Telegrafi/