Telegrafi

Anderson: Nuk kam qenë mjaft i mirë me United

Braziliani ka dështuar të tregohet si kërcënim nga mesfusha për golat kundërshtarë me vetëm një të shënuar në 96 paraqitje, në fitoren 3-1 ndaj Tottenham këtë sezon.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk jam i zhgënjyer me performancën time të golave në United. Në fakt kjo më dëshpëron. Dhe një prej objektivave të mia të para është të rikthej formën që kisha në Porto, pastaj të filloj të shënoj gola të cilat vendosin ndeshjet, pasi këto janë vitale për karrierën e një lojtari”.

“E di se një futbollist me aftësi të mia, i cili është mësuar të luajë rol sulmues dhe është mësuar të shënojë gola rregullisht, duhet të jetë i zhgënjyer që shënon një gol çdo gjashtë muaj. Por nuk duhet ta lejoj veten të humbas shpresat. Kam nevojë për një sërë ndeshjesh në të cilat do të luaj mirë”, ka thënë Anderson./Telegrafi/