Anësori sulmues nga Brazili nuk është treguar i qartë në një përgjigje në lidhje me të ardhmen e tij me Lazio.
Felipe Anderson është në mes dy zjarreve, të qëndroj apo të largohet nga Lazio.
Marrëdhënia e brazilianit me Lazion ka qenë e vështirë këtë verë, dhe ka shpallur një muaj më parë se ai do të jetë i hapur për një largim të mundshëm.
Megjithatë, i pyetur në mënyrë të qartë se a do të qëndrojë, ose a do të shkojë, lojtari ishte i paqartë.
“Do të shohim. Në futboll kurrë nuk i dihet”, ka deklaruar Anderson për Gazzetta dello Sport, transmeton Telegrafi. /Telegrafi/