Telegrafi

Anderson drejt largimit nga United?

The Mirror njofton se braziliani ka ndërruar fjalë me trajnerin Sir Alex Ferguson, ndërsa raportet e tyre janë në prishje e sipër.

Njoftohet se Anderson ka filluar bisedime me skuadrën braziliane Vasco da Gama dhe planifikon të kthehet në vendlindje.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk ka konfirmuar asgjë. Përkundër kësaj, drejtori sportiv i Vasco de Gamas, Rodrigo Caetano, madje ka mohuar spekulimet e tilla. /Telegrafi/