Telegrafi

Anderlecht: Tielemans do t’i bashkohet Monacos

Anderlecht ka konfirmuar se objektivi i Interit, Youri Tielemans do ta përfundojë transferimin e tij të propozuar në Monaco këtë javë.

Tielemans thuhet se ishte një objektiv afatgjatë për Interin, por Nerazzurrët kanë humbur garën ndaj Monacos, të cilët së fundmi u kurorëzuan kampion francez për herë të parë që nga viti 2000.

Lexo po ashtu Vëzhguesit e Interit ndjekin përsëri nga afër yllin belg

Arritjen e marrëveshjen në mes të talentit belg dhe kampionit të ri francez e ka konfirmuar vet skuadra e Anderlechtit, që ka theksuar se marrëveshja është arritur, por do të finalizohen edhe detajet e fundit gjatë kësaj jave.

“Youri do të largohet nga Anderlecht, ne do të bëjmë një njoftim këtë javë”, u ka thënë gazetarëve, drejtori sportiv Herman van Holsbeek, citon Tuttomercatoweb.

Lexo po ashtu Monaco mposhtë gjigantët evropian, Tielemans afër nënshkrimit me francezët

“Ka ende disa detaje për të përfunduar, por gjithçka duhet bërë këtë javë”, përcjell Telegrafi.

“Transferimi i tij në Monaco nuk është finalizuar 100 për qind, por ata janë definitivisht klubi që ka treguar dëshirën më të madhe për ta nënshkruar me atë”, përfundoi drejtori sportiv i belgëve. /Telegrafi/