Telegrafi

Ancelotti zbulon të ardhmen e Modric

Veteranit të Real Madridit, Luka Modric, i skadon kontrata sërish në fund të sezonit, por ndryshe nga sezonet e fundit, ku supozohej se të dyja palët donin të vazhdonin marrëveshjen, kjo është më pak e qartë tani. 38-vjeçari nuk është më zgjedhja e parë për herë të parë që nga viti 2018.

Kroati hodhi poshtë një ofertë të madhe nga Arabia Saudite në verë dhe një raport i fundit pretendonte se ai ishte i prirur të qëndronte në Real Madrid përtej këtij sezoni, pjesërisht për shkak të dyshimeve për cilësinë e futbollit në Arabinë Saudite.

Trajneri Carlo Ancelotti u pyet nëse dëshironte që Modric të vazhdonte sezonin e ardhshëm.

“Ai është një legjendë e këtij klubi dhe e futbollit. Ai do të duhet të marrë vendimet për sezonin e ardhshëm”, u përgjigj Ancelotti në konferencë.

Lexo po ashtu Modric largohet nga Real Madridi, është indinjuar nga lëvizjet e trajnerit dhe drejtuesve

Më parë Modric ka pohuar gjithmonë se më mirë do të largohej sesa të ulej në stol te Real Madridi. Pra, këtë sezon ai ka nisur vetëm 13 nga 41 ndeshjet e mundshme, duke munguar vetëm dy për shkak të lëndimit.

Ai ka bërë 24 paraqitje, duke shënuar një herë dhe ka dhënë 6 asistime në vetëm 1250 minuta. /Telegrafi/