Site icon Telegrafi

Ancelotti zbulon më shumë se që duhet për pozicionin e ri të Mbappes te Real Madridi

Carlo Ancelotti më në fund ka zbuluar se në cilin pozicion do të luajë Kylian Mbappe në sulmin e ri të Real Madridit të mbushur me yje.

Sulmusi francez nënshkroi zyrtarisht për klubin spanjoll, pasi më 1 korrik i skadoi kontrata me PSG-në, me prezantimin e tij që ndodhi më 16 të këtij muaji.

Francezi mori fanellën me numrin nëntë që më parë i përkiste Karim Benzemas dhe ishte i papërdorur gjatë sezonit 2023/24.

Numri i preferuar i Mbappe është 10-të, por ai donte që mesfushori veteran Luka Modric të mbante atë fanellë të veçantë.

Duke folur përpara debutimit të shumëpritur të Mbappes, trajneri i Realit, Ancelotti u shfaq në Obi One Podcast – i organizuar nga ish-mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel – për t’u thënë dëgjuesve se francezi do të luajë në front, por mund të jetë i këmbyeshëm.

Ai shpjegoi: “Unë e shoh atë duke luajtur përpara. Pjesa e përparme, sulmi, është mjaft i gjerë – fusha është 68 metra. Ne duhet t’i mbulojmë këto 68 metra me lojtarët përpara”.

Lexo po ashtu Ku qëndron Real Madridi mes shpenzuesve më të mëdhenj të verës pas nënshkrimit të Mbappe?

“Nëse ju pyes se ku luajti Vinicius sezonin e kaluar, është e vështirë të thuhet. Ai nuk luajti gjithmonë si anësor i majtë, ai u zhvendos”.

“Çelësi i rëndësishëm për lojtarët sulmues është lëvizshmëria e lojtarëve. Ndonjëherë ata mund të luajnë në të majtë, ndonjëherë në mes”.

“Bellingham ndonjëherë luante në të majtë, ndonjëherë në mes, ndonjëherë në të djathtë. Rodrygo e nisi pjesën më të madhe të lojës në të djathtë, ndonjëherë duke luajtur në të majtë. Kështu që është e rëndësishme, lëvizshmëria”.

“Dua t’u jap atyre lirinë. Ata duhet të jenë në gjendje të menaxhojnë situatën e lojës. Ne luajtëm një ndeshje kundër Cityt me Vinicius dhe Rodrygo në të majtë, sepse menduam se mund të përfitonim”.

“Ne nuk jemi aq të shqetësuar se ku do të luajë Mbappe. Mendoj se është e vërtetë, është e rëndësishme për lëvizshmërinë përpara”, ka shtuar më tej Ancelotti. /Telegrafi/

Exit mobile version