Telegrafi

Ancelotti zbulon nëse do t’i ndryshojë pozitën Bellinghamit pas ardhjes së Mbappes

Kylian Mbappe iu bashkua Real Madridit si transferim i lirë nga Paris Saint Germain në afatin kalimtar veror.

Shumë zëra kanë qarkulluar se ardhja e Mbappes mund ndikojë në pozicionin e anglezit Jude Bellingham në fushë.

Megjithatë për këtë temë ka folur edhe trajneri i Realit, Carlo Ancelotti duke thënë se nuk do të ketë probleme.

Tekniku italian u shpreh se me siguri anglezi do të jetë sërish një nga lojtarët më të dalluar në sezonin e ri.

“Asgjë nuk do të ndryshojë për Bellingham pas ardhjes së Mbappe. Ai do të mbulojë sërish të njëjtin pozicion. Bellingham na befasoishumë në sezonin e parë dhe mendoj se do të jetë nga lojtarët më të mirë edhe në sezonin e ardhshëm”.

“Ai është një djalosh i matu dhe i shkëlqyer. Do të jetë një nga lojtarët më të mirë që ne kemi, për mua Bellingham luajti shumë mirë edhe në Evropian”.

“E gjithë skuadra Anglisë u paraqit mirë dhe mbërriti në finale, ishin shumë pranë triumfit”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/