Site icon Telegrafi

Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se karriera e tij si trajner do të përfundojë pikërisht te klubi i tij aktual, Real Madridi.

Trajneri italian, përveç Real Madridit, ka stërvitur gjatë karrierës së tij klube të mëdha si Milani, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Chelsea.

Megjithatë, dashuria e tij më e madhe është ajo për Los Blancos, ku mendon edhe pensionimin si trajner.

“Karriera ime do të përfundojë në Real Madrid. Do të stërvit derisa të qëndroj në Real Madrid ”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

 

Ancelotti kishte shprehur më herët dashurinë e tij për Real Madridin duke pretenduar se ai është një Madridist i vërtetë.

“Do të përpiqem të bëj më të mirën për këtë klub, i cili është i veçantë. Nuk mund të flas kështu për të gjitha klubet ku kam qenë”.

“Ndihem si një tjetër tifoz siç bëra me Milanin. Tani më ndodh me Madridin. Unë jam një tjetër tifoz i këtij klubi dhe kësaj fanelle. Kam të njëjtat ndjenja si të gjithë: trishtim dhe lumturi”.

Lexo po ashtu Ancelotti tregon se cilët lojtarë aktualë të Real Madridit mund të bëhen trajnerë në të ardhmen

“Tani kam një mundësi të madhe për të bërë diçka për këtë klub dhe do ta bëj sa më mirë që mundem”, përfundoi italiani.

Ancelotti ka një kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2026 dhe nëse nuk shkarkohet apo ndodh diçka e jashtëzakonshme, italiani atëherë do të pensionohet. /Telegrafi/

Exit mobile version