Telegrafi

Ancelotti: Vitet nuk janë problem

Italiani është i njohur për faktin se ka besim të madh në futbollistët e moshuar, që ishte rast edhe në Milan dhe tash është në Chelsea.

“Nëse Terry dhe Lampard kanë nevojë për pushim të veçantë, do ta fitojnë. Ashtu është edhe për të gjithë të tjerët në përbërje. Kur futbollisti është nga 30 deri në 33 vjeçar ai nuk është i moshuar, është futbollist në mes të karrierës”, ka thënë Ancelotti.

“Nuk mendoj se çdo futbollist mund të luajë deri në 40 vjet si Paolo Maldini, por mendoj se deri në 35 vite futbollisti mund të japë më të mirën nga vetja”, ka shtuar italiani./Telegrafi/