Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka shpallur Vinicius Juniorin si “lojtarin më të rrezikshëm në futbollin botëror” për momentin.
Përpara ndeshjes së sotme në Ligës së Kampionëve me FC Sheriff, Ancelotti përshëndeti ndikimin e Vini Jr këtë sezon.
Italiani ka zgjedhur fjalët më të mira për sulmuesin e tij, të cilin e ka cilësuar si më të rrezikshmin në botë aktualisht.
“Duke pasur parasysh mënyrën se si ai luan, mendoj se ai është lojtari më i rrezikshëm për momentin në futbollin botëror. Sepse nuk ka shumë lojtarë që bëjnë atë që ai bën në këtë moment në kohë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Ky është mendimi im. Ai duhet të përmirësohet sepse situatat një me një janë të rëndësishme në futboll, por nuk janë gjëja më e rëndësishme. Ai ka aftësinë të përmirësohet dhe të mos jetë i kënaqur me mënyrën se si po performon”.
“Ai duhet të mësojë dhe unë mendoj se do ta bëjë këtë, sepse ai është i niveluar dhe nuk ka qëndrimin e dikujt që mendon se tashmë i ka fituar të gjitha”.
“Ai ka kokën e një të riu që beson këtë. Ai duhet të përmirësohet”, përfundoi trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/