Telegrafi

Ancelotti: United varet nga Rooney

Ancelotti beson se United nuk mund ta fitojë ligën pa sulmuesin Wayne Rooney, që tashmë ka shënuar 20 gola këtë sezon.

“Në mungesë të Didier ne kemi shans të mbështetemi në lojtarët tjerë të fuqishëm dhe fantastik. Ne kemi Nicolas Anelka dhe Daniel Sturridge që po ia dalin shumë mirë”, ka thënë Ancelotti.

“Pa Rooneyn do të jetë vështirë për United ta fitojnë titullin. Ai është një lojtar shumë vendimtar për Manchester United. Ne kemi shans pa Didier pasi kemi Anelkan, një sulmues tjetër të klasit botëror”.

“Ne duhet ta ruajmë hapin me Arsenalin dhe United pasi besoj se do të ketë një luftë deri në ndeshjen e fundit”, ka shtuar italiani./Telegrafi/