Telegrafi

Ancelotti: United luan më ndryshe pas largimit të Ronaldos

“Mendoj se këtë sezon United po luan më ndryshe në krahasim me të kaluarën. Sezonin e kaluar ata kishin Ronaldon si sulmues dhe luanin më ndryshe. Tash janë përmirësuar më shumë dhe Wayne Rooney ka bërë një punë fantastike i ndihmuar nga anësorët”.

“Shumë ndeshje të United ishin taktikisht shumë të mira. Kundër Milanit, ata luajtën mirë taktikisht. Ata nuk japin shumë shanse. Ata janë një ekip shumë kompakt dhe preferojnë të mbrohen mirë dhe të luajnë me kundërsulme. Ata janë të aftë ta bëjnë këtë pasi kanë anësorë shumë të shpejtë”, ka thënë Ancelotti, i cili ka pasur një rezultat të mirë kundër Ferguson në të kaluarën. /Telegrafi/