Site icon Telegrafi

Ancelotti ul pagën vetëm të arrijë rekordin që nuk e ka arritur askush – kampion në pesë kampionatet më të forta në Evropë

Mediat raportojnë se Carlo Ancelotti ka pranuar një shkurtim të pagës në mënyrë që të linte Everton dhe të merrte detyrën te Real Madridi.

Trajneri italian zyrtarisht nënshkroi kontratën deri në qershor 2024 me Los Blanos këtë mbrëmje.

Për të është një kthim në “Santiago Bernabeu”, ku ai kishte fituar Ligën e Kampionëve gjatë kohës sa ishte (2013-15).

Sipas Sky Sport Italia dhe Tuttomercatoweb, kontrata e italianit vlen 6 milionë euro në sezon.

Kjo i bie se është një ulje page nga 8 milionë euro për sezon që Ancelotti fitonte te Evertoni.

Kampion në katër kampionate të forta, mbetet vetëm Spanja

Italiani mbush 62 vjeç këtë muaj, ndërsa ai ka fituar titullin e kampionit në katër nga pesë ligat kryesore, përveç Spanjës.

Ai fitoi Serien A me Milanin, Ligën Premier me Chelsea, Ligue 1 me PSG dhe Bundesligën në stolin e Bayern Munchen.

Edhe pse ai fitoi Ligën e Kampionëve për Real Madrid në vitin 2014, Kupën Botërore të Klubeve, Superkupën e Evropës dhe Copa del Rey, ai nuk e fitoi La Ligën. /Telegrafi/

Exit mobile version