Telegrafi

Ancelotti tregon se çfarë e befason më shumë tek Bellingham

Carlo Ancelotti ka lavdëruar Jude Bellingham, ndërsa ka zbuluar se mosha e lojtarit është ajo që e befason më shumë.

Bellingham është golashënuesi më i mirë i Real Madridit pas dy ndeshjesh me tre gola dhe një asistim në emrin e tij.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që mesfushori i ri anglez të lavdërohet nga të gjithë.

Lexo po ashtu Kamerat kapën momentin interesant, ku Bellingham i kërkon Ancelottit më shumë kohë pasi ai dëshiron ta zëvendësojë

Megjithatë, është trajneri i Los Blancos, Ancelotti, i cili është i befasuar nga niveli i Bellingham shkaku i moshës së re.

“Ai është një djalë serioz, i pjekur dhe me shumë cilësi. Ajo që ai po bën nuk është befasuese për ne që e njohim, ajo që është befasuese është se ai është vetëm 20 vjeç”, ka thënë Ancelotti.

Mesfushori anglez do të jetë sërish në aksion të premten, kur Real Madrid do të udhëtojë te Celta Vigo për ndeshjen e tyre të tretë në ligë të sezonit. /Telegrafi/