Carlo Ancelotti ka treguar se pse e ka refuzuar Milanin muaj më parë.
Në kohë kur trajner ishte Filippo Inzaghi, Rossonerët e kishin kërkuar për bankinë Carletton që në atë kohë ishte larguar nga Real Madrid.
Adriano Galliani kishte udhëtuar në Spanjë për të biseduar me trajnerin për një kthim në San Siro.
Ancelotti kishte refuzuar dhe për këtë Sinisa Mihajlovic ishte bërë trajner.
Të gjitha lajmet për Milanin mund t’i gjeni këtu
“Është speciale gjithmonë të luash kundër Milanit. Ka qenë shtëpia ime për shumë vite. Kam mendime dhe do të jetë një klub speciale për mua”.
“Pse nuk kalove te Milani? Vendimin e kisha marrë më herët, dëshiroja disa muaj pushim dhe nuk kisha përkushtimin e madhe që të stërvitja Milanin”
“Nuk mund ta mendoj Milanin pa Berlusconin”, ka thënë në fund Ancelotti. /Telegrafi/