Carlo Ancelotti ka folur edhe një herë për cilësitë që posedon Jude Bellingham, ndërsa ka veçuar pozicionin e tij ideal.
Real Madridi triumfoi 3-2 në miqësoren ndaj Milanit, ndërsa trajneri italian u pyet për lojën e mesfushorit anglez.
“Pozicioni më i mirë i Bellinghamit është 10-shi. Me cilësinë e tij për të luajtur pa top dhe për të hyrë në zonë, ai është alternativa më e mirë për rolin nr. 10”, ka thënë Carlo Ancelotti për mediat.
“Bellingham është i kompletuar. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe përfiton nga hapësira”, shtoi italiani.
Jude Bellingham ka luajtur pikërisht si nr. 10 kundër Milanit. Anglezi qëndroi pas Joselut dhe bashkëpunonte me Brahim Diaz, i cili luajti më afër krahut të djathtë.
Mesfushori dukej i mrekullueshëm në lojën kundërsulmuese dhe vrapimin në zonë gjatë posedimit të topit. Ai me siguri do të krijojë shumë shanse sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/