Telegrafi

Ancelotti tregon objektivat e Bayernit

Carlo Ancelotti ka folur rreth objektivave të Bayern Munichut për këtë sezon.

Trajneri italian ka thënë se bavarezët duan që të fitojnë këtë sezon titullin kampion në Gjermani, teksa dëshirojnë që të shkojnë sa më larg edhe në Ligën e Kampionëve.

“Ne kërkojmë të fitojmë Bundesligan këtë sezon dhe të shkojmë së më larg që është e mundur në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Lexo po ashtu Alcantara ka një dëshirë me Bayernin

“Qëllimi ynë është gjysmëfinalja. Duke e bërë përfundimtar varet nga detaje të vogla të cilat ju nuk mund të kontrollit”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Bayern gjendet në vendin e parë në kampionatin gjerman me 39 pikë, ndërsa në Ligën e Kampionëve do të takohet me Arsenalin në 1\16-tën e finales. /Telegrafi/