Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në derbin lokal ndaj Atletico Madrid.
Ky barazim e largon edhe më shumë Realin nga mbrojtja e titullit kampion, pasi tani diferenca është shtatë pikë me liderin Barcelonën që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Carlo Ancelotti nuk e pranon se kampionati është mbyllur sa i përket çështjes së titullit, por thotë se do të jetë shumë e vështirë.
“A u mbyll kampionati? Nuk është një lamtumirë, por mund të them me siguri se është shumë më e komplikuar se më parë”.
“Gjithsesi, skuadrës i duhet të luftojë deri në fund dhe më pas të shohim. Më vjen mirë që golin e Alvaros, sezonin e ardhshëm do të jetë gjithnjë pranë skuadrës së parë pasi ka një kualitet që pak e kanë në moshën e tij”.
“Do të flas me Raul dhe do ta menaxhojmë mirë sepse mund t’i duhet edhe të rinjve”, u shpreh Carlo Ancelotti.
Tutje trajneri italian ka folur edhe për sulmuesin kryesor të Los Blancos, Karim Benzeman, duke thënë se ai është shumë i rëndësishëm.
“Ishte ndeshje e vështirë për Benzeman, na mungonte pak freski sa i takon aspektit psikologjik, duhej edhe të shkonim më shpejt në zonën e kundërshtarëve. Megjithatë, Benzema është i rëndësishëm dhe pas Botërorit ka shënuar shumë gola”, u shpreh Ancelotti.
Real Madridi pas 23 xhirove zë vendin e dytë në La Liga me 52 pikë, shtatë më pak se lideri Barcelona që sot luajnë në udhëtim te Almeria. /Telegrafi/